‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret
Parlamenti gjerman miratoi sot një reformë të rëndësishme të shërbimeve të inteligjencës, e cila u jep agjencive të sigurisë kompetenca më të gjera për t’u përballur me kërcënimet e brendshme dhe të jashtme. Ndryshimet parashikojnë edhe mundësinë e zhvillimit të operacioneve të sabotimit jashtë territorit të vendit. Projektligji mori 309 vota pro, 190 kundër, ndërsa 71 deputetë abstenuan. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e cilësoi paketën e re si “reformën e shekullit”, duke argumentuar se demokracia duhet të ketë mekanizmat e nevojshëm për t’u mbrojtur nga sulmet që vijnë si brenda, ashtu edhe jashtë saj. Reforma prek dy institucionet kryesore të inteligjencës në Gjermani: Shërbimin Federal të Inteligjencës (BND), që merret me mbledhjen e informacionit jashtë vendit, dhe Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës...
Burimi:
javanews.al