‘Luftë’ për bukë në Komisariatin e Sarandës, të parabugosurit mbajnë peng efektivët, thyejnë kamerat…170 € pica sjellin ‘paqen’

‘Luftë’ për bukë në Komisariatin e Sarandës, të parabugosurit mbajnë peng efektivët, thyejnë kamerat…170 € pica sjellin ‘paqen’

foto ilustruese SARANDË-Një incident i rëndë u regjistrua mesnatën e 9 shtatorit brenda ambienteve të Komisaraiatit të Sarandës, ku tre efektivë u mbajtën peng nga të paraburgosurit, u dëmtuan kamerat e sigurisë dhe u morën çelësat policëve. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është shkaku, ku raportohet se komisariati u mor 'peng' për bukë. Por çfarë ndodhi deri në sigurimin e ushqimit për të paraburgosurit. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Vlorës doli me një njoftim zyrtar ku njoftoi se janë pezulluar tre efektivë, të cilët dyshohet se nuk kanë reaguar gjatë episodit të dhunës. Pezullimi nga detyra u vendos për efektivët Armando Bizhga, Dhimitër Gugu dhe Leons Cani. Në njoftimin zyrtar thuhej se Devis Saliaj, 22 vjeç, një prej anëtarëve të...