Luftë me flakët në shtatë fronte, nga Shkodra në Himarë! Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në 24 orët e fundit, rreth 900 forca në aksion (ZONAT)
Zjarret kanë krijuar situatë vërtetë kritike dhe alarmante në vend gjatë 48 orëve të fundit. Më problematike gjendja paraqitet në Himarë dhe zonat e Fierit. Ministria e Mbrojtjes përditësoi situatën e vatrave dhe operacioneve për sot (5 shtator). Gjatë 24 orëve të fundit informohet se janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 25 janë shuar plotësisht. Në terren janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 forca të Forcave të Armatosura, të mbështetura nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 380 forcave ushtarake, 2 helikopterëve dhe 1 Air Tractor. Vatrat kryesore aktive janë në Tiranë, Dibër, Lezhë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në Fier...
Burimi:
javanews.al