Luftë guerile në Francë: Mbi 1800 të arrestuar, një person humb jetën gjatë protestave, 1 500 dyqane të plaçkitura
Një person humbi jetën gjatë protestave të së shtunës në Paris, si pasojë e arrestit kardiorespirator, raporton France 24. Autoritetet franceze bëjnë të ditur se vdekja nuk kishte lidhje me veprimet e policisë apo me përplasjet gjatë demonstratave. Ndërkohë, bilanci i protestave është rënduar edhe nga dëmet e shumta materiale. Rreth 1 500 dyqane dhe biznese u dëmtuan në të gjithë Francën, shumë prej të cilave u plaçkitën. Alexandre Bompard, kreu i Federatës së Tregtisë dhe Shitjes me Pakicë, deklaroi për televizionin LCI se dëmet financiare pritet të arrijnë në qindra miliona euro. Ai theksoi se është ende herët për të përcaktuar një shifër të saktë. Gjatë protestave, policia arrestoi më shumë se 1 800 persona në Paris, një shifër rekord sipas prefekturës së policisë...
Burimi:
javanews.al