Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!
Kanadaja do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj rreth 20 miliardë dollarëve mallra amerikane, në një përshkallëzim të ri të luftës tregtare mes dy vendeve.Masat do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të prekin më shumë se 700 produkte amerikane, përfshirë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake e bujqësore, elektronikën, mobiljet dhe disa produkte të aluminit. Vendimi i Kanadasë vjen pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump vendosi gjatë fundjavës tarifa prej 50% ndaj mallrave kanadeze, pas dështimit të negociatave tregtare. Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne, tha se Kanadaja po përgjigjet “dollar për dollar, normë për normë”, duke theksuar se vendi nuk e zgjodhi këtë konflikt. Kryeministri kanadez Mark Carney ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të ushtrojë presion mbi Kanadanë dhe...
Burimi:
javanews.al