Lufta SHBA-Iran në numërimin mbrapsht/ Trump zbulon çfarë pritet pas 3 nëntorit

Lufta SHBA-Iran në numërimin mbrapsht/ Trump zbulon çfarë pritet pas 3 nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se beson se konflikti me Iranin do të marrë fund “menjëherë pas” zgjedhjeve të ndërmjetme amerikane të nëntorit. Trump i bëri komentet gjatë një bisede me gazetarët në bazën ajrore Andrews, pranë Uashingtonit, duke e lidhur drejtpërdrejt vazhdimin e konfliktit me zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor. Sipas presidentit amerikan, Teherani po përpiqet të fitojë kohë dhe të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve amerikane, me shpresën se një ndryshim i mundshëm politik në Uashington do të krijonte kushte më të favorshme për Iranin. “Ata nuk mund të rezistojnë më. Po përpiqen në mënyrë të dëshpëruar të mbështeten te zgjedhjet”, deklaroi Trump, duke iu referuar udhëheqjes iraniane. Presidenti amerikan shprehu bindjen se presioni i madh...