LUFTA NISI NGA QELIA, VELIAJ PERJASHTOHET NGA PARTIA/ ANALISTI HEDH MBI TAVOLINE DY SKENARET

LUFTA NISI NGA QELIA, VELIAJ PERJASHTOHET NGA PARTIA/ ANALISTI HEDH MBI TAVOLINE DY SKENARET

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka paralajmëruar se Asambleja e Partisë Socialiste, e planifikuar për më 14 nëntor, mund të shënojë një moment vendimtar në marrëdhëniet mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe forcës politike që ai përfaqëson. I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamfletit, Kulla komentoi kërkesën zyrtare që Veliaj ka paraqitur nga paraburgimi i Fierit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë, fizikisht, përmes një lidhjeje virtuale ose duke iu drejtuar anëtarëve me një letër. Kjo pasi Veliaj i ka dërguar kërkesë sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, si dhe drejtuesit të SPAK-ut. Kërkesa vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Veliajt dhe drejtuesve të Partisë Socialiste janë bërë objekt diskutimi publik. Një ditë më parë, Klosi i...