Lufta në një pikë kritike/ Zelensky: Ukraina gati për paqe, por jo me çdo çmim

Lufta në një pikë kritike/ Zelensky: Ukraina gati për paqe, por jo me çdo çmim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për kompromis për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se lëshimet nuk mund të vijnë vetëm nga Kievi. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Zelensky foli për mundësinë e një negociate trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Ukraina është e gatshme për kompromis, por nuk mund të jetë gjithmonë pala që lëshon. Ne kemi bërë tashmë shumë kompromise”, deklaroi ai. Zelensky vlerësoi angazhimin e të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë zhvilluar kontakte në Moskë dhe Kiev. Sipas tij, në tryezë janë disa ide për një marrëveshje paqeje, por ende nuk ka një propozim përfundimtar. Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu që Europa të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e negociatave, duke theksuar se në diskutim është siguria e të gjithë kontinentit. Ndërkohë, pavarësisht përpjekjeve diplomatike, Zelensky theksoi nevojën urgjente për mbështetje ushtarake, veçanërisht për sistemet e mbrojtjes ajrore. “Na duhen raketa”, tha ai, duke iu referuar edhe pritshmërive për furnizime të reja...