Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës Brent kaloi mbi 100 dollarë për fuçi të mërkurën, për herë të parë që nga fundi i korrikut, pas përshkallëzimit të përplasjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe sulmeve të reja në rajon. Rritja e çmimit vjen pas sulmeve të SHBA-së ndaj pesë cisternave iraniane të naftës, ndërsa Irani ka vijuar sulmet ndaj objektivave amerikane. Në të njëjtën kohë, rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar objekte energjetike në Arabinë Saudite dhe anije në Detin e Kuq. Nafta Brent, e cila shërben si pikë referimi për çmimet globale, u ngjit mbi 100 dollarë për fuçi, përpara se të zbriste sërish në rreth 99.90 dollarë. Përpara nisjes së konfliktit, çmimi i naftës Brent ishte rreth 70 dollarë për fuçi. Tashmë, përshkallëzimi...