Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Lufta ‘ndizet’ përsëri! Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-ve, bombardon anijet luftarake dhe cisternat në Hormuz

Ngushtica e Hormuzit është kthyer sërish në një pikë të nxehtë të përplasjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke shtuar pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Teherani ka njoftuar sulme ndaj një numri të madh anijesh që tentuan të kalonin nëpër këtë rrugë ujore strategjike, në atë që e cilëson si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj cisternave iraniane të naftës. Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar dy anije luftarake amerikane, tetë cisterna nafte dhe 10 anije të tjera tregtare në rajonin e Gjirit. Sipas Teheranit, sulmet erdhën pas bombardimit amerikan të pesë cisternave iraniane. Ministria e Jashtme iraniane i cilësoi sulmet amerikane si “një kërcënim të qartë për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, duke argumentuar se Irani ka të drejtë të...