LUFTA ME SHBA, KHAMENEI SHPALL FITOREN

LUFTA ME SHBA, KHAMENEI SHPALL FITOREN

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të largohen përfundimisht nga Lindja e Mesme, pas atyre që ai i përshkroi si “goditje të rënda” në Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian. “Sot, pasi pësuan goditje të rënda nga luftëtarët trima dhe mbrojtësit e Ngushticës së Hormuzit, armiqtë nuk guxojnë më të avancojnë përtej Detit Arabik”, tha Khamenei, pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur pasoi të atin në mars. “Sa herë që e kanë marrë këtë rrezik, e vetmja gjë që kanë arritur është të dëmtojnë veten. Nuk është e largët dita kur edhe Deti Arabik do të çlirohet nga prania e tyre”, shtoi ai. Anijet që lundrojnë...