Lufta hibride dhe kostoja për Europën: Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj
Konfliktet e sotme nuk zhvillohen më vetëm në fushëbetejë. Gjithnjë e më shumë ato shtrihen në hapësirën digjitale dhe në infrastrukturat që mbajnë në funksion jetën e përditshme. Këtu përfshihen sulmet kibernetike ndaj bizneseve, sabotimet e sistemeve teknologjike, alarmet e rreme për bomba në avionë dhe ndërhyrjet në rrjetet e furnizimit. Këto janë disa nga format e luftës hibride. Pasojat e saj përkthehen në humbje të konsiderueshme ekonomike për Italinë dhe vendet e tjera europiane. Vlerësimi i dëmit është i vështirë. Nuk ekziston një tregues i vetëm që mund të përllogarisë koston e një alarmi të rremë për bombë, një sulmi informatik ndaj një kompanie apo sabotimi të sistemeve të frigoriferëve në një supermarket. Shpenzimet përfshijnë ndërhyrjet e sigurisë, ndërprerjen e aktivitetit, humbjen e mallrave,...
Burimi:
kohajone.com