Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Harry Kane dhe Kylian Mbappé u ndanë nga vetëm 41 pikë në garën për Topin e Artë 2026. Sulmuesi anglez triumfoi në votimin për çmimin prestigjioz individual, ndërsa ylli francez u rendit në vendin e dytë, në një garë që rezultoi shumë më e ngushtë nga sa mund të mendohej. Shifrat u bënë të ditura nga Vincent Garcia, kryeredaktori i revistës “France Football”, organizatorja e ceremonisë së Topit të Artë. Në një prononcim për “L’Équipe TV”, ai theksoi se diferenca mes dy futbollistëve ishte minimale. “Diferenca ishte vërtet e vogël. Hendeku i pikëve mes Kane dhe Mbappé është më i vogël se ai mes Rodrit dhe Vinícius Júnior në vitin 2024”, u shpreh Garcia. Kështu, pavarësisht triumfit të Kane, votimi dëshmoi se gara për çmimin...