Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se gjatë bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe SHBA-në në Abu Dhabi u diskutua mundësia e një shkëmbimi në shkallë të gjerë të të burgosurve, që mund të përfshijë 1.000 ose 1.500 persona nga secila palë. Duke folur për gazetarët në Danimarkë, Zelensky tha se ishte ngritur mundësia e një shkëmbimi dhe se përfaqësuesit amerikanë do ta përcillnin këtë propozim te Rusia. “Diskutuam mundësinë e një shkëmbimi. Ata duan të bëjnë një shkëmbim 1.000 me 1.000, ndoshta 1.500 me 1.500. Një lloj shkëmbimi në shkallë të gjerë. Amerikanët do të shkojnë në Rusi me këtë propozim”, tha ai. Zelensky shtoi se delegacioni rus ngriti çështjet territoriale, por përsëriti se këto çështje duhet të trajtohen në nivel të liderëve. Ai akuzoi...