LUFTA/ ÇFARË DO TË NDODHE NE DITET E ARDHSHME, ASHTON ZBULON SKENARIN QE TREMB EVROPEN
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të marrë një drejtim tjetër në ditët, javët apo muajt e ardhshëm. Sipas saj, Evropa duhet të përgatitet si për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit, ashtu edhe për një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve. Konflikti në Ukrainë duket se ka hyrë në një fazë të re, me sulmet pa dallim të forcave ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës së Kievit. Për këtë arsye, duhet të përgatitemi për çdo eventualitet, paralajmëron Lady Catherine Ashton, baronesha britanike që nga viti 2009 deri në vitin 2014 ishte e para që mbajti postin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, detyrë që sot e ushtron Kaja...
Burimi:
ntv.al