“Lovers Tour” sjell No Borders Orchestra në Prishtinë, me muzikën si përgjigje ndaj krizave

“Lovers Tour” sjell No Borders Orchestra në Prishtinë, me muzikën si përgjigje ndaj krizave

No Borders Orchestra do të performojë më 6 tetor në Prishtinë me projektin e saj të ri “Lovers Tour”, një koncert që e vendos dashurinë, solidaritetin dhe empatinë në qendër të një programi muzikor të konceptuar si reflektim ndaj një bote të përballur me kriza dhe pasiguri. Koncerti do të mbahet në orën 20:00 në Ateljenë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe zhvillohet në kuadër të Civil Society & Think Tank Forum 2026. Qytetarët mund të regjistrohen për një vend falas përmes adresës elektronike [email protected]. “Lovers Tour” përfshin katër qytete të Ballkanit Perëndimor – Banja Lukën, Rijekën, Novi Sadin dhe Prishtinën – duke sjellë një program që e trajton dashurinë jo vetëm si ndjenjë romantike, por edhe si hapësirë për afërsi, solidaritet, empati dhe...