Louvre dhe muze të tjera në Paris mbyllen për shkak të protestave të paralajmëruara
Muzeu i Luvrit dhe disa institucione të tjera të rëndësishme kulturore në Paris do të qëndrojnë të mbyllura të shtunën, për shkak të shqetësimeve për shpërthimin e dhunës gjatë protestave të paralajmëruara në kryeqytetin francez. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës e Francës, e cila konfirmoi se mes institucioneve që do të mbyllen janë edhe Muzeu d’Orsay dhe Muzeu Picasso. Vendimi vjen pas trazirave të fundjavës së kaluar, të cilat u shoqëruan me zjarre, thyerje të vitrinave të dyqaneve, plaçkitje dhe përleshje me policinë. Në një deklaratë për Associated Press, ministria u ka kërkuar institucioneve nën përgjegjësinë e saj të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së vizitorëve dhe stafit, si dhe për mbrojtjen e veprave të artit. Pasojat e...
Burimi:
kultplus.com