Lot dhe dhimbje! Qytetarët e Kosovës shpërthejnë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK: Mos flisni në emrin tonë
Lot dhe dhimbje kanë pushtuar Prishtinën pas shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Qytetarët, të mbledhur prej orëve të mëngjesit me flamujt e Kosovës dhe UÇK-së, e pritën me emocione të forta lajmin për dënimet. Pas leximit të vendimit, shumë prej të pranishmëve nuk i mbajtën dot lotët. Sheshi, që vetëm pak orë më parë ishte mbushur me shpresë dhe pritje, u mbulua nga heshtja dhe dhimbja, ndërsa flamujt e UÇK-së vazhduan të valëviteshin mbi turmë. “Jo në emrin tim” është një nga thirrjet e përsëritura nga qytetarë sikurse në rrjete sociale ashtu edhe në vende të ndryshme të Kosovës ku u mblodhën për të pritur aktgjykimin e Speciales. “Jo në emër...
Burimi:
gijotina.com