No Image Available

LORENC VANGJELI ESHTE I BINDUR: SHIGJETA KA DALE NGA HARKU, FUNDI I RAMES ESHTE ÇESHTJE KOHE

Analisti Lorenc Vangjeli  deklaroi se kryeministri Edi Rama ka humbur legjitimitetin moral, pavarësisht se vijon të ketë shumicën parlamentare. Vangjeli theksoi se skandalet e njëpasnjëshme i kanë dëmtuar imazhin kryeministrit, ndërsa e cilësoi modelin politik të qeverisjes si të gabuar dhe modelin ekonomik si të papërshtatshëm për Shqipërinë. Sipas analistit, problemet që kanë nxitur pakënaqësinë qytetare dhe protestat mbeten të pazgjidhura, ndërsa Rama, edhe nëse qëndron në detyrë, mund të mos e ushtrojë më realisht autoritetin qeverisës. “Legjitimiteti i tij moral, ajo përmasë e cila do të shoqërojë çfarëdo lloj qeverisjeje, ka rënë”, u shpreh Vangjeli, duke shtuar se historia e kryeministrave shqiptarë tregon se pushteti nuk garanton një fund të lumtur politik. Pjesë nga intervista: Ka 2000 vjet që këtë gjë e kanë thënë...