Lokal te bllokut qeveritar, kush është biznesmeni që fshiu kamerat pas arrestimit të Ergys Agasit
Embro Sulejmani ka fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Agasit për të fshehur gjurmët që ai frekuentonte këto ambiente. Detaje të tjera janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK, në kuadër të hetimeve që po vijojnë për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO, u caktua masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe pezullim nga detyra, ndërsa ndaj ish kreut të Policisë, Ilir Proda, u ushtruan kontrolle në banesën e tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndaj Hysenit rëndojnë dy akuza, nxjerrje të sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi dyshohet se ka favorizuar në arrati Ergys Agasin, që u arrestua pak javë më parë. Po ashtu, në pranga kanë rënë edhe Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të...
Burimi:
ntv.al