Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

Lokal në Tiranë dyshohet se përdorej për drogë dhe lojëra fati, arrestohet pronari (EMRI)

Një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj”, në Tiranë, është zbuluar si ambient që dyshohet se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike dhe organizimin e lojërave të fatit. Në pranga ka rënë pronari i lokalit, Erniel Canka, 47 vjeç, banues në Vaqarr. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën doza të dyshuara kanabisi, të ndara dhe të bëra gati për shitje, si edhe pajisje e sende që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit. Pas kontrollit në lokal, hetuesit ushtruan kontroll edhe në banesën e 47-vjeçarit. Aty u gjetën një radio, një palë pranga, një thikë dhe një sasi fishekësh, të cilat dyshohet se mbaheshin në mënyrë të paligjshme nga djali i tij, K. C., 22 vjeç. Ndaj 22-vjeçarit ka nisur procedim...