Logu akuzon Ballën dhe Sulin: Po përdorin nxënësit për propagandë politike

Logu akuzon Ballën dhe Sulin: Po përdorin nxënësit për propagandë politike

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Marash Logu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka akuzuar drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla, dhe kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, se kanë përfshirë qeveritë e nxënësve në organizimin e një takimi politik në prag të nisjes së vitit shkollor. Logu thotë se përdorimi i nxënësve në aktivitete politike nga funksionarë publikë është i paligjshëm dhe kërkon që Balla e Suli të ndiqen penalisht. Ai tehksoi se institucionet arsimore duhet të distancohen nga çdo aktivitet politik dhe shkollat duhet t’i shërbejnë dijes, jo propagandës së Partisë Socialiste. Logu e ka cilësuar situatën si keqpërdorim të fëmijëve për interesa politike dhe ka paralajmëruar se “Kamza do të çlirohet shumë shpejt nga dyshja Balla-Suli”. Postimi: Drejtuesi politik i Partisë...