Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës
Këtë të enjte, 12 nëntor, u mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhën për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika kryemadhi. Vetë Kryemadhi pas përfundimit të seancës pati një komunikim për mediat ku parashtroi kundërshtimet e saj lidhur me akuzat e lobimit në SHBA. Ajo tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që vërteton kontratën midis dy kompanive për çështjen e fibrës optike dhe kërkoi thirrjen e dëshmitarëve. Duke u ndalur edhe te deklarimet e pasurisë, ajo tha se është kërkuar pavlefshmëria e akteve për shkak të mungesës së dokumentacionit. Më tej Kryemadhi sqaroi se kontrata e lobimit nuk ka asnjë firmë të Ilir metës dhe se ky i fundit po mbahet pa të drejtë pre dy vitesh...
Burimi:
javanews.al