“Llogaria juaj bankare është bllokuar”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH: Mos e klikoni linkun, ja se si të mbroheni

“Llogaria juaj bankare është bllokuar”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet në emër të BSH: Mos e klikoni linkun, ja se si të mbroheni

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton se qytetarëve u dërgohen mesazhe ku pretendohet se llogaria e tyre bankare është bllokuar. Linku i përfshirë në SMS i drejton ata drejt faqeve të klonuara të bankave të nivelit të dytë, me qëllim vjedhjen e të dhënave të kartave dhe kodeve të verifikimit. AKSK këshillon qytetarët të mos klikojnë lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhënat bankare. Në rast se i kanë vendosur ato në faqet mashtruese, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën përkatëse. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: “͏Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një rast mashtrimi që përdorte emrin e Bankës së Shqipërisë për t’u dërguar qytetarëve SMS me pretendimin se llogaria e tyre bankare ishte bllokuar. Link-u në mesazh i drejtonte...