LIVE/ Trazira te Kryeministria, i riu godet me hekur dritaren e Kryesisë së Kuvendit
Protesta në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione, pasi protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, në zonën pranë Kryesisë së Kuvendit dhe përballë Kryeministrisë. Përballë situatës së krijuar, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e protestuesve dhe vënien nën kontroll të situatës. Përplasjet kanë vijuar në dy prej zonave kryesore ku janë përqendruar protestuesit, ndërsa efektivët po përpiqen të largojnë turmën.
Burimi:
kohajone.com