Lista/ Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 132 institucionet që preken
132 drejtues institucionesh dhe agjencish në varësi të ministrive janë përfshirë në një proces vlerësimi dhe rinovimi të administratës publike, në kuadër të të cilit, sipas burimeve, u është kërkuar të paraqesin dorëheqjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas informacionit të publikuar nga Report TV, procesi parashikon që drejtuesit të dorëzojnë jo vetëm dorëheqjen, por edhe një raport mbi punën e kryer gjatë kohës në detyrë. Ky dokumentacion do të shërbejë për të vlerësuar performancën e secilit drejtues dhe mundësinë e rikandidimit për të njëjtin pozicion. Vendimmarrja pritet të bëhet pas shqyrtimit nga Ministria e Administratës Publike, e drejtuar nga Adea Pirdeni. Sipas informacionit të publikuar, nga ky proces përjashtohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Policia e Shtetit. Nga listat e verifikuara...
Burimi:
ntv.al