“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Për të 97-ën ditë radhazi, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik. Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 96-të të mobilizimit. Qytetarët u mblodhën fillimisht përpara Kryeministrisë dhe më pas marshuan në rrugët e Tiranës, me flamuj kombëtarë dhe flakadanë. “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e Re” ishin ndër thirrjet e përsëritura gjatë tubimit. Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm. Ajo nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve kërkesat u zgjeruan dhe lëvizja u pozicionua kundër qeverisë...