“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

“Liria nuk gjykohet”- Majko para vendimit të Hagës: Kujdes nga manipulimi, në Ballkan veset janë kthyer në rregulla! Shqiptarët pa Perëndimin janë jetimë

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar në prag të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë një vendim i pafavorshëm dhe mënyrën se si ai mund të përdoret politikisht. Ish-deputeti dhe ish-ministri socialist thekson se zemërimi shqiptar nuk duhet të kthehet kundër Perëndimit, ndërsa ngre shqetësimin se Serbia dhe aktorë të tjerë mund të përpiqen ta shfrytëzojnë situatën për të krijuar një përplasje mes shqiptarëve dhe aleatëve të tyre perëndimorë. Reagimi i plotë i Pandeli Majkos: “LIRIA NUK GJYKOHET… Urimi për pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është sot edhe një peshë! Ky urim rëndon, pasi ai ka përballë të...