Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit elektrik, futet Korridori VIII dhe Tiranë-Durrës
Ndërhyrjet në linjat e tensionit të lartë kanë qenë një prej problemeve që kanë sjellë vonesa gjatë realizimit të projekteve rrugore, për shkak të ndërthurjes së tyre me gjurmët e akseve në ndërtim. Për të shmangur situata të tilla, Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon një kontratë të posaçme për spostimin e tyre, me fond limit rreth 1.29 mld lekë apo rreth 13 mln euro. Tenderi për punimet vjen pas procedurës së hapur më herët nga ARRSH për hartimin e projektit teknik të spostimit të linjave të tensionit të lartë, me fond limit rreth 166.7 mln lekë. Kjo kontratë përfshinte segmentet e Korridorit VIII në zonën Elbasan-Librazhd dhe zgjerimin e aksit Tiranë–Durrës. Po ashtu, një element me interes është se ARRSH ka zgjeruar objektin e projektimit edhe...
Burimi:
javanews.al