Linda Agolli: Do zhdukemi bashkë?

Linda Agolli: Do zhdukemi bashkë?

Po sonte kur të zhdukemi bashkëDo zhdukemi bashkë?Përmbi shkëmbinj majë gishtash të qëndrojmëNën ujë të puthemi pa frymëPërtej shtatë qiejsh të shtegëtojmë.Po natën kur të flemë bashkëDo flemë bashkë?Të të mbuloj me flokë e buzëTë fle e të mos fle mbi trupin tëndTë digjem e të bëhem shpuzë.Po nesër kur të zgjohemi bashkëDo zgjohemi bashkë?Të buzëqeshim sa të çelë ditaTë pimë në shtrat kafenë e parëTë vemë në gotë trëndafila.Dhe ditën tjetër e ditë më pasDo zhdukemi e do zgjohemi bashkë… *Titulli në origjinal: Dhe ditën tjetër ObserverKult Lexo edhe: LINDA AGOLLI: ANALFABETI, NË KUPTIMIN E SKAJSHËM SHOQËROR (Duke dëgjuar në TV një të ashtuquajtur figurë të “rëndësishme” në fushën publike, përkatësisht atë politike)Nuk është analfabet ai që thjesht nuk di të shkruajë e të...