Lind ‘KF Miloti’, presidenti Gega zgjedh Kumbarçen për trajnim, nis nga Kategoria e Tretë
KF Miloti është klubi më i ri i futbollit në vend i themeluar më 7 gusht 2026, me synimin për të ndërtuar një projekt serioz dhe afatgjatë që përfaqëson qytetin e Milotit dhe së bashku me KF Laçi plot traditë, zonën e Kurbinit në futbollin shqiptar. Klubi është organizuar si KF MILOTI SHPK dhe në sezonin 2026/27 do të marrë pjesë për herë të parë në Kategorinë e Tretë të kampionatit shqiptar, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. President dhe Administrator i klubit është Danjel Gega, ndërsa drejtimi teknik i skuadrës i është besuar trajnerit të njohur Shpendi Kumbarçe. Ndërkaq KF Miloti është një projekt i nisur nga zero. Krahas ngritjes së strukturës administrative dhe sportive, është punuar për përzgjedhjen dhe ndërtimin e skuadrës,...
Burimi:
sportiim.al