Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie për ideologji

Ligji “Mamdani”: Kongresisti Roy kërkon dëbim dhe heqje shtetësie për ideologji

Uashington – Kongresisti republikan Chip Roy nga Teksasi ka paraqitur projektligjin e quajtur “MAMDANI Act”, kështu të paktën thotë sot shtypi amerikan. Qëllimi i tij është të forcojë mundësitë e qeverisë amerikane për të dëbuar të huajt dhe, kur lejohet ligjërisht, për të hequr shtetësinë personave që akuzohen se përkrahin ose kanë lidhje me ideologji islamiste, socialiste, komuniste ose me Partinë Komuniste Kineze. Projektligji ndryshon Ligjin e Imigracionit dhe Shtetësisë. Ai do t’u ndalonte hyrjen, dhe do t’i dëbonte ose do t’ua hiqte shtetësinë atyre që janë anëtarë të partive socialiste, komuniste, të PKK-së ose grupeve të etiketuar si islamiste fundamentaliste. E njëjta masë thuhet në këtë ligj vlen edhe për ata që “përkrahin” këto ideologji, duke përfshirë shkrimin, shpërndarjen ose zotërimin e materialeve mbështetëse...