Ligji i Ramës për resortet, Kikia: Është bërë gjëma në bregdet, ndërtime që nuk i sjellin asgjë ekonomisë shqiptare

Ligji i Ramës për resortet, Kikia: Është bërë gjëma në bregdet, ndërtime që nuk i sjellin asgjë ekonomisë shqiptare

Ne emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, ishte i ftuar gazetari Mentor Kikia. Ai duke komentuar projektin e ri të ligjit për resortet që proklamohet nga qeveria Rama, tha se ‘në bregdet është bërë gjëma’. ‘Ka vetëm ndërtime që nuk i sjellin asnjë gjë ekonomisë shqiptare’, tha gazetari gjatë bisedës me moderatorin e emisionit Flavio Qarri Flavio Qarri: Nuk i ndahet betonit kryeministri, ky ligji i ri për resortet turistike premton më shumë beton apo një gjë të mirë? Mentor Kikia: Unë nuk jam specialist i Urbanistikës por jam një gazetar dhe qytetar dhe më dhimbset vërtet territori në kuptimin e hapësirës publike dhe mjedisore. Çfarë ka ndodhur. Bregdeti është një pasuri kombëtare e patjetërsueshme, pa pronar në një distance të caktuar nga...