Liga e Kombeve: Xavi Hernandez shijon tre pikët e para, çfarë debutimi nga ylli 23-vjeçar i “Tulipanëve” (video)

Liga e Kombeve: Xavi Hernandez shijon tre pikët e para, çfarë debutimi nga ylli 23-vjeçar i “Tulipanëve” (video)

Xavi Hernandez ka marrë fitoren e parë si trajner i Holandës. “Tulipanët” fituan 1-2 në Beograd ndaj Serbisë, në ndeshjen e dytë në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në minutën e 17-të, Cody Gapko la fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij u fut Ruben van Bommel. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, ku Holanda gjeti golin me Mexx Meerdink, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Aleksa Terzic ndaj Crysencio Summerville. Në minutat 37-të dhe 38-të, Holanda pati dy mundësi të mira shënimi me Micky van de Ven dhe Denzel Dumfries, por portieri serb Vanja Milinkovic-Savic u tregua i saktë me pritjet e tij. Pjesa e parë mbyllet...