Liga e Kombeve/ Transferta e kuqezinjve në Finlandë, Maran “kthehet” te Bjellorusia! Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën direkte
Objektivi është vendi i parë në grup, dhe ky 3 tetor mund të vendosë shumë. Shqipëria luan në Finlandë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, dhe pas 6 pikëve të plota në dy duelet e para, synohet rezultati pozitiv. Kuqezinjtë vazhduan përgatitjet në stadiumin e Çezenës në Itali, aty ku triumfuan 3-0 ndaj San Marinos, ndërsa këtë të enjte janë në Helsinki. Lajm i mirë është kthimi i Cakes nga dëmtimi, i cili është i gatshëm në mbrojtje. Sipas informacioneve nga grumbullimi i përfaqësueses, trajneri Rolando Maran, do të bëjë sërish ndryshime në formacionin, dhe do t’u besojë atyre që luajtën ndaj Bjellorusisë të shtunën e kaluar. Porta nuk dihet nëse do të jetë e Berishës apo Sherrit, ndërsa në mbrojtje Hysaj e Pilo...
Burimi:
javanews.al