Liga e Kombeve/ Spanja shkatërron me “poker” Kroacinë e Modric 4-1
Lamine Yamal ishte protagonisti absolut i Spanjës me dy gola dhe një asist në fitoren 4-1 ndaj Kroacisë. Spanja dhe Anglia morën fitore të rëndësishme në ndeshjet e tyre në Ligën A të Ligës së Kombeve, me spanjollët që dominuan Kroacinë, ndërsa anglezët shfrytëzuan epërsinë numerike ndaj Republikës Çeke. Në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillas, Spanja e nisi ndeshjen me gol. Vetëm në minutën e dytë, Lamine Yamal finalizoi me të majtën brenda zonës një kundërsulm të shpejtë, pas asistit të Alex Baena. Kroacia reagoi në minutën e 28-të. Ivan Perisic krosoi në zonë dhe Dion Drena Beljo goditi me kokë për të barazuar rezultatin. Baraspesha zgjati vetëm tre minuta. Në minutën e 31-të, Yamal mori përsipër rolin e asistuesit dhe gjeti Marc Pubill, i...
Burimi:
ntv.al