Liga e Kombeve: Sonte qenka nata e “X”-ve, ja rezultatet e pjesëve të para (video)
4 Tetor 2026 21:37 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e radhës në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në “Philips Stadion” në Eindhoven, Holanda po barazon 1-1 ndaj Serbisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Teun Koopmeiners ekzekuton në mënyrë perfekte goditjen e dënimit dhe topi përfundon në rrjetë. Reagimi i serbëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Mihajlo Cvetkovic në minutën e 35-të, i cili shënon me kokë pas një krosimi në zonë. SHIKGOOLAT Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, mungon goli në Selanik në sfidën mes Greqisë dhe Gjermanisë. Për gjermanët pati një gol të anulluar për Jonathan Burkardt në minutën e 33-të, për prekje me dorë të topit gjatë aksionit nga Tom Bischof. Në grupin tjetër,...
Burimi:
telesport.al