Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!
Fitorja 2-0 ndaj Finlandës në “Air Albania” ka sjellë reagimet e dy futbollistëve të Kombëtares, Etrit Berishës dhe Ernest Muçit. Portieri vlerësoi paraqitjen dhe soliditetin e skuadrës, duke theksuar synimin për t’u kualifikuar në Ligën B, ndërsa autori i golit të parë foli për momentin pozitiv që po kalon dhe sakrificat që ka bërë për të arritur deri këtu. Berisha: “Duam të kualifikohemi në Ligën B” Etrit Berisha u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Shqipërisë ndaj Finlandës, duke kujtuar edhe ndeshjen e parë mes dy skuadrave. Portieri theksoi se kuqezinjtë kanë një grup cilësor dhe se kundërshtarët e kanë të vështirë të gjejnë rrugën e rrjetës ndaj tyre. “E dimë që kemi një ekip shumë të mirë dhe sonte bëmë një paraqitje shumë të...
Burimi:
javanews.al