Liga e Kombeve/ Pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!
Shqipëria e Rolando Maranit bën detyrën në transfertë dhe merr një tjetër fitore në Nations League. Kuqezinjtë mposhtën 3-0 San Marinon, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund, duke ruajtur edhe portën e paprekur. Shqipëria e gjeti golin e parë në minutën e 21-të. Pas një goditjeje këndi, Rey Manaj e devijoi topin dhe Anis Mehmeti ishte në vendin e duhur për të shënuar, duke festuar golin e tij të parë me Kombëtaren A. Vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi. Manaj provoi nga goditja e dënimit, portieri vendas e grushtoi topin, por Myrto Uzuni përfitoi nga topi i kthyer dhe dërgoi sferën në rrjetë. Pas pushimit, kuqezinjtë vazhduan të kontrollonin lojën dhe në minutën e 65-të erdhi edhe goli i...
Burimi:
javanews.al