Liga e Kombeve: Kosova nuk ia del dot të bëjë surprizën në Vienë, Austria bën detyrën (video)
Kosova është mundur 3-1 nga Austria në ndeshjen e dytë në grup në Ligën B, në Ligën e Kombeve. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në minutën e gjashtë, por në mënyrë të habitshme, Vedat Muriqi, bën më të vështirën e mundshme, pak metra para portës. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku David Affengruber shënoi me kokë pas krosimit të Romano Schmid nga goditja e dënimit. Edhe pse kishte dyshime për pozicion jashtë loje, sipas VAR-it goli ishte i rregullt. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, kundërsulm i shpejtë i austriakëve. Dalje e shpejtë e Xaver Schlager, i cili pason për Patrick Wimmer, ky i fundit asiston për Junior Adamu, që dërgon topin në rrjetë. Pjesa e...
Burimi:
telesport.al