Liga e Kombeve: Kosova e pafat në pjesën e parë, Austria e mbyll në avantazh të dyfishtë (video)
27 Shtator 2026 18:51 Telesport Në Vienë, Austria po fiton 2-0 ndaj Kosovës, pas 45 minutave të para në ndeshjen e dytë në grup në Ligën B, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në minutën e gjashtë, por në mënyrë të habitshme, Vedat Muriqi, bën më të vështirën e mundshme, pak metra para portës. Sfida u zhbllokua në minutën e 23-të, ku David Affengruber shënoi me kokë pas krosimit të Romano Schmid nga goditja e dënimit. Edhe pse kishte dyshime për pozicion jashtë loje, sipas VAR-it goli ishte i rregullt. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, kundërsulm i shpejtë i austriakëve. Dalje e shpejtë e Xaver Schlager, i cili pason për Patrick Wimmer,...
Burimi:
telesport.al