Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League me Finlandën. Në ‘Arenën Kombëtare’, kuqezinjtë do të kërkojnë që të marrin një rezultat pozitiv për të konfirmuar vendin e parë në Grupin C1 të kompeticionit. Ajo që do të zhvillohet këtë të enjte do të jetë përballja e 9 mes Kombëtares shqiptare dhe Finlandën, me bilancin që i buzëqesh pikërisht kësaj të fundit. Skuadra skandinave ka 5 fitore, kundrejt 2 të kuqezinjve, ndërkohë që 1 sfidë është mbyllur në barazim. Një pjesë e mirë e ndeshjeve mes Kombëtares dhe Finlandës kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës. Gjithçka ka nisur me kualifikueset e Botërorit 1974 dhe ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Finlandës është ajo e...