Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Budapest, nis numërimi mbrapsht për sfidën vendimtare me Bjellorusinë!

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë në sfidën e fundit të grupit, me synimin për të marrë tri pikët dhe për të siguruar vendin e parë në klasifikim. Përfaqësuesja shqiptare e ka zhvilluar në Tiranë seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Hungarisë, ndërsa pas mbërritjes në Budapest nuk është parashikuar një tjetër seancë stërvitore. Aktiviteti i radhës për kuqezinjtë do të jetë konferenca për shtyp e trajnerit, e programuar për orën 18:30. Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi do të luhet nesër, në orën 18:00, në Budapest. Një përballje me peshë të madhe për fatin e grupit, ku skuadra e drejtuar nga Sylvinho...