Liga e Kombeve: Holanda mjaftohet me një gol në Beograd në pjesën e parë, “paqe” në Kopenhagen (video)

Liga e Kombeve: Holanda mjaftohet me një gol në Beograd në pjesën e parë, “paqe” në Kopenhagen (video)

27 Shtator 2026 18:55 Telesport Përveç Austri-Kosovë, luhen edhe dy ndeshje të tjera tani në Ligën e Kombeve, të vlefshme për Ligën A. Në Beograd Holanda e drejtuar nga Xavi Hernandez po udhëheq 0-1 ndaj Serbisë. Në minutën e 17-të, Cody Gapko la fushën e lojës i dëmtuar. Në vend të tij u fut Ruben van Bommel. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, ku Holanda gjeti golin me Mexx Meerdink, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë të Aleksa Terzic ndaj Crysencio Summerville. SHIKOGOLIN Në minutat 37-të dhe 38-të, Holanda pati dy mundësi të mira shënimi me Micky van de Ven dhe Denzel Dumfries, por portieri serb Vanja Milinkovic-Savic u tregua i saktë...