Liga e Kombeve: Gjermania e Klopp zhgënjen sërish, mundet nga Greqia (video)

Liga e Kombeve: Gjermania e Klopp zhgënjen sërish, mundet nga Greqia (video)

27 Shtator 2026 22:41 Telesport Gjermania e drejtuar nga Jurgen Klopp ka zhgënjyer sërish, duke u mundur 0-1 ndaj Greqisë, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në Augsburg, pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Greqisë u mbyll me porta të paprekura. Një pjesë e parë pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Vendasit provuan në dy raste me Karim Adeyemi të gjenin golin, por pa sukses. Pjesa e dytë ishte nën ritmet e të parës, ndeshje shumë e vakët dhe pa shumë raste. Sfida u zhbllokua në minutën e 74-të, ku Dimitrios Kourbelis i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjeti golin, me një goditje të bukur brenda zonës. Në minutën e 81-të, Gjermania provon të barazojë shifrat me Serge Gnabry, por...