Studimi zbulon se shtretërit për nxirje trefishojnë rrezikun e kancerit të lëkurës

Studimi zbulon se shtretërit për nxirje trefishojnë rrezikun e kancerit të lëkurës

Përdorimi i shtretërve për nxirje ose solarëve rrit pothuajse trefish rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Science Advances, i cili për herë të parë shpjegon edhe mënyrën se si këto pajisje dëmtojnë ADN-në e qelizave të lëkurës. Historia e Heidi Tarrit, një 49-vjeçare nga Çikago, është një shembull paralajmërues. Si adoleshente, ajo përdorte solarë disa herë në javë për të pasur një nxirje “si të famshmet”. Në të 30-at, vuri re një nishan të pazakontë në shpinë, që rezultoi të ishte melanomë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Edhe pse u diagnostikua herët, ajo ka kryer mbi një duzinë biopsish për heqjen e nishaneve të tjerë. Sot, vajza e saj 15-vjeçare sheh video në...