Si ndikon dekafeinato në organizmin tuaj
Kafeja është një nga pijet më të preferuara në botë, por jo të gjithë e tolerojnë mirë kafeinën. Për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin variantin “dekafeinato” ose kafenë pa kafeinë. Por a është vërtet më e shëndetshme dhe çfarë efektesh ka në trup? Kafeja dekafeinato prodhohet duke hequr pothuajse të gjithë kafeinën nga kokrrat e kafesë. Procesi realizohet përmes metodave natyrale ose kimike, duke ruajtur në masë të madhe shijen dhe aromën origjinale të kafesë. Megjithatë, një sasi shumë e vogël kafeine mbetet gjithmonë në produktin final. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit kalojnë te dekafeinato është shmangia e efekteve anësore të kafeinës si pagjumësia, ankthi ose rrahjet e shpejta të zemrës. Kjo kafe është ideale për ata që duan të shijojnë një filxhan në...
Burimi:
sportiim.al