Zgjidhet misteri se si jetesa në mal të mbron nga diabeti

Zgjidhet misteri se si jetesa në mal të mbron nga diabeti

Në një zbulim që shpjegon pse njerëzit që jetojnë në lartësi kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë diabetin sesa ata në lartësi më të ulëta ose në nivelin e detit, një ekip shkencëtarësh me bazë në SHBA, ka zbuluar se qelizat e kuqe të gjakut veprojnë si "sfungjerë glukoze" në kushte me pak oksigjen. Shumica e popullatave në lartësi të mëdha demonstrojnë vazhdimisht tolerancë të përmirësuar ndaj glukozës. Megjithatë, ekspertët e shëndetit më parë nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhin një enigmë të gjatë se pse diabeti është më pak i përhapur tek njerëzit që jetojnë në lartësi më të mëdha. Të botuara në revistën shkencore Cell Metabolism në shkurt, gjetjet e Institutit Gladstone tregojnë për një përshtatje në qelizat e kuqe të...