Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një studimi të ri Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Bioresource Technology ka treguar se kimçi, një ushqim tradicional korean i përgatitur nga perime të fermentuara (më shpesh lakër), ka potencial të ndihmojë në eliminimin e grimcave shumë të vogla plastike të njohura si nanoplastikë. Kimçi është një ushqim i fermentuar, i pasur me baktere të dobishme për zorrët, i cili përgatitet zakonisht nga lakra, rrepat dhe erëza të ndryshme. Ai njihet për përfitimet e tij për tretjen dhe për forcimin e sistemit imunitar, falë përmbajtjes së lartë të probiotikëve. Nanoplastika është një formë e mikroplastikës që krijohet nga shpërbërja e produkteve të konsumit. Këto grimca janë aq të vogla...