Virus i ri në qarkullim, OBSH: Transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar
“Rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës Nipah përtej Indisë është i ulët”, kështu deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë midis vendeve aziatike që këtë javë shtuan kontrollin në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione. “OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste”, tha agjencia, duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla. “Nuk ka ende prova për rritjen e transmetimit nga njeriu te njeriu”, tha ajo, duke nënvizuar se po koordinohej me autoritetet shëndetësore indiane.Por nuk përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të natës në pjesë të Indisë dhe Bangladeshit fqinj....
Burimi:
sot.com.al